Telegrafi

Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Gjermanisë, Vettel i pafat del nga gara

Lewis Hamilton ka arritur të fitojë garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Piloti britanik ka befasuar të gjithë duke arritur të fitojë një garë, të cilën e nisi nga vendi i 14-të.

Hamilton me bolidin e tij Mercedes ka zhvilluar një garë të çmendur duke arritur në fund të përfundojë i pari i garës.

33-vjeçari ka lënë pas vete shokun e skuadrës Valteri Bottas, i cili ka përfunduar në vendin e dytë, ndërsa podiumi është plotësuar me Kimi Raikkonenin e Ferrarrit.

Për dallim nga Hamilton, lideri i deritashëm i Formula 1, Sebastian Vettel ka pasur një ditë të keqe, pasi nuk ka arritur të përfundojë garën.

Gjermani i Ferrarrit ishte duke udhëhequr garën, por ishte i pafat duke dalë nga pista në xhiron e 52-të dhe me bolidin e dëmtuar nuk ka arritur fare të kthehet në garë marr ndonjë pikë.

Në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pozitën e katërt ka përfunduar piloti Max Verstappen, ndërsa i pesti Nico Hulkenberg.

Me këtë fitore, Hamilton është kthyer si lider në renditjen e përgjithshme me 188 pikë, ndërsa Vettel ka 171. /Telegrafi/