Lewis Hamilton e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Brazilit, pasi Max Verstappen e humbi udhëheqjen për shkak të përplasjes me Esteban Ocon.
Një moment i pazakontë në Interlagos ia rrëmbeu fitoren pilotit holandez, pasi piloti i Force India e goditi bolidin e Red Bull duke e lejuar Hamiltonin që ta merrte kryesimin.
Vetëm pak çaste më parë, Verstappen e kishte kaluar pilotin britanik, mirëpo përplasja (që Oconit i kushtoi me pikë) e la atë prapa kampionit në fuqi.
Piloti i Red Bullit bëri një paraqitje fantastike në Interlagos duke arritur të tejkalonte edhe Kimi Raikkonenin, Sebastian Vettelin dhe Valtteri Bottas, dhe e meritonte fitoren, porse u desh të kënaqej me vendin e dytë.
Fitorja e Hamilton, e cila ishte 50-ta në epokën turbo-hibride të Formula 1, bërë që Mercedesi të shpallej kampion i konstruktorëve për të pestin vit radhazi.
Kujtojmë që pas fitores në garën për Çmimin e Madh të Meksikës, Lewis Hamilton u shpall kampion i Formula 1 për të pestën herë në karrierë.
Ndërkaq, në edicionin e sivjetmë të garës më të popullarizuar automobilistike ka mbetur vetëm edhe një garë, ajo për Çmimin e Madh të Abu Dhabit. /Telegrafi/