Telegrafi

Hamilton i trembet Bottas: Kandidat i fortë për titull

Pas paraqitjes së mirë në garën e fundit të fituar në Austri dhe kohës së shpejtë të dhënë sot në dy sesionet e para të provave të lira në Silverstone, piloti finlandez Valtteri Bottas mund të hyjë seriozisht në garën për titullin kampion në Formula 1.

I këtij mendimi është Lewis Hamilton, që e sheh shokun e skuadrës së Mercedes si një rival po kaq të fortë sa Sebastian Vettel. “Për Mercedes është një vlerë e shtuar, një pilot i fortë që po e konfirmon që në sezonin e parë. Po punon fort dhe po lufton kundër meje dhe Vettel për titullin”, tha Hamilton.

“Është vetëm 15 pikë pas meje, 35 larg Vettel dhe me një garë mund të përmbyset gjithçka. Nuk duhet nënvlerësuar, pasi do të ishte fatale. Më ka ndihmuar gjatë këtij Botërori por edhe e kam ndihmuar kur kam qenë pas tij, duke marrë pikë të rëndësishme për kampionatin. Nëse vazhdon me këtë ritëm do të jetë kompetitiv për titull deri në fund”, u shpreh Lewis Hamilton, që sot ishte i dyti në provat e lira në pistën e Silverstone, pikërisht pas Bottas.

Nesër zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën gara, të dyja në orën 14:00. /telesport/