Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, është rikthyer te triumfi duke fituar Çmimin e Madh të Montekarlos.
Britaniku arriti t’i lë të gjithë pas, edhe pse në fillimin e garës pati vështirësi për shkak të reshjeve të shiut, transmeton TCH.
Në vendin e dytë në këtë garë u rendit piloti i Red Bull, Ricciardo, ndërsa në podium u ngjit edhe Perez.
Vetëm vendi i katërt për Vettel me Ferrarin, ndërsa Raikkonen u detyrua ta lërë garën pas një gabimi në xhirot e para.
Një garë jo e mirë për pilotin tjetër të Mercedes, gjermanin Rosberg, i cili i ndikuar edhe nga kushtet jo të mira të pistës u rendit vetëm në vendin e shtatë.
Gara e ardhshme do të jetë Çmimi i Madh i Kanadasë që do të mbahet më 12 qershor.