Lewis Hamilton do të konfirmojë statusin si sportisti më i pasur aktiv i Britanisë së Madhe.
Piloti i Formula 1, Hamilton përfundimisht është pajtuar me kushtet për kontratën e re me Mercedesin që kap vlerën mbi 45 milionë euroe në vit.
SunSport shkruan sot se sportisti ende nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen pasi që nuk ishte i kënaqur me kushtet e skuderisë gjermane.
Kontrata pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2020 me opsionin të zgjatjes edhe për një vit, e cila do të kapte shifrat në total prej 135 milionë eurove.
Çështja e vetme që mbetet është nënshkrimi aktual i kontratës, i cili pritet të zhvillohet përpara Grand Prix të Britanisë në pistën e Silverstones.
Pas fitimit të Hamiltonit në Francë fundjavën e kaluar, Wolff u pyet për kontratën e britanikut, ku pohoi se “Unë pres që kjo të bëhet shumë, shumë shpejt, ndoshta për zgjedhjen e momentit të duhur”.
Marrëveshja e tanishme e Hamiltonit, e cila mbaron në dhjetor është me vlerë rreth 33 milionë euro në vit.
Në këtë formë 33-vjeçari tashmë është i vetmuar në listën e sportistëve më të pasur të Britanisë së Madhe me një pasuri prej 181 milionë eurove – 56 milionë euro përpara golfistit Rory McIlroy.
Kontrata e re e Hamiltonit do ta lejojë që të vazhdojë të marrëveshjet private të sponsorizimit me Monster Energy, L’Oreal dhe Tommy Hilfiger. /Telegrafi/