Telegrafi

Hamilton rezulton pozitiv me COVID-19, mungon në garën e radhës

(Foto: Instagram/lewishamilton)

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka rezultuar pozitiv në coronavirus dhe do të mungojë në garën për Çmimin e Madh në Sakhir të Bahrejnit.

Nga Mercedesi kanë thënë se britaniku kishte pasur tri teste negative në javën e kaluar, mirëpo të hënën është zgjuar me simptoma të lehta.

Të njëjtën ditë, 35-vjeçari është njoftuar se një person me të cilin ka qenë në kontakt para arritjes në Bahrejn kishte rezultuar pozitiv.

(Foto: Instagram/lewishamilton)

“Lewis tash është izoluar në përputhje me protokollet për COVID-19 dhe udhëzimet e shëndetësisë publike në Bahrejn”.

Lexo po ashtu Hamilton fiton çmimin e madh të Bahrejnit

“Pos simptomave të lehta, ai është në formë dhe ndihet mirë, ndërsa e gjithë skuadra ia uron të gjitha të mirat dhe shërim të shpejtë”.

Hamilton është piloti i tretë që është infektuar me coronavirus këtë vit, ndërsa vendin e tij pritet ta zë njërin nga pilotët rezervë të Mercedesit, Stoffel Vandoorne apo Esteban Gutierrez. /Telegrafi/