Site icon Telegrafi

Hamilton “pole position” në Suzuka të Japonisë

Mercedes ka dominuar provat zyrtare në pistën e Sepang, duke qenë makina më e shpejtë në përfundim të betejës për “pole position”, aty ku triumfoi piloti britanik Lewis Hamilton.

Ky është pole i 71 për pilotin e Mercedes, që do ta nisë garën e nesërme nga vija e parë e startit së bashku me shokun e skuadrës Valtteri Bottas, sot i dyti.

Por, Bottas do të humbasë 5 pozicione pas penalitetit të marrë për ndërrimin e ndërruesit të shpejtësisë dhe nga kjo situatë do të përfitojë Vettel, sot i treti në provat zyrtare dhe që nesër do ta nisë garën i dyti.

Gjithsesi, një paraqitje e shkëlqyer e makinës gjermane, ndjeshëm më superiore në pistë, 3 të dhjetat më e shpejtë se makinat e tjera rivale.

Sebastian Vettel

Në vijën e dytë të nisjes sot u klasifikuan pilotët Sebastian Vettel me Ferrari (i treti) dhe Daniel  Ricciardo me Red Bull (i katërti).

Makina italiane nuk ishte aq e shpejtë sa në provat e lira, duke humbur atë avantazh që kishte 24 orë më parë. I pesti u klasifikua Max Verstappen me makinën tjetër Red Bull, që la pas Kimi Raikkonen me Ferrari.

Por edhe finlandezi i “kokëkuqes” ka 5 pozicione penalitet pas aksidentit në sesionin e tretë të provave të lira, ku ndërroi ndërruesin e shpejtësive.

Në “top-10” u renditën sot edhe Ocon e Perez me Force India, Massa (Williams) e Alonso (McLaren). /telesport/

Exit mobile version