Telegrafi

Hamilton pëson aksident të rëndë në çmimin e madh të Belgjikës

Lewis Hamilton ka pësuar një aksident në rrethin e tretë të garës në Formula 1 për çmimin e madh të Belgjikës.

Kampioni britanik e humbi kontrollin mbi Mercedesin e tij duke u përplasur në një muri, mirëpo fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Mercedes ka konfirmuar se Jamilton ishte kthyer në garazh me makinën e tij, por nuk kishte nevojë që të vizitohej nga stafi mjekësor.

“Kam goditur murin, djem. Më vije keq”, u ka thënë Hamilton ekipës së tij në momentin e aksidentit.

Shoku nga skuadra e Mercedesit, Valtteri Bottas u kyç menjëherë në radio duke e pyetur Hamiltonin nëse gjithçka ishte në rregull me të. /Telegrafi/