Site icon Telegrafi

Hamilton më i paguari në Formula 1

Lewis Hamilton (Foto: Mirco Lazzari gp/Getty Images/Guliver)

Nuk është ndonjë befasi lajmi se Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel janë dy pilotët më të paguar në Formula 1.

The Mirror e ka publikuar listën e pagave për yjet e garës së popullarizuar të automobilizmit, ndërsa dy vendet e para nuk paraqesin befasi.

Mercedes duhet ta paguajë 40 milionë funte (46 milionë euro) britanikun Hamilton deri në fund të vitit 2020.

I dyti në listë është gjermani Vettel, i cili do të paguhet 30.5 milionë funte ( 35 milionë euro) nga Ferrari, ndërsa në vend të tretë ndodhet piloti i ri i Renaultit, Daniel Ricciardo, që do të përfitojë 26.5 milionë funte (30 milionë euro) për një sezon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Formula 1

Lista e plotë e pagave (në funte):

Lewis Hamilton (Mercedes) 40,000,000

Sebastian Vettel (Ferrari) 30,500,000

Daniel Ricciardo (Renault) 26,500,000

Max Verstappen (Red Bull) 10,000,000

Valtteri Bottas (Mercedes) 6,500,000

Kimi Raikkonen (Alfa Romeo) 3,500,000

Nico Hulkenberg (Renault) 3,500,000

Carlos Sainz (McLaren) 3,000,000

Charles Leclerc (Ferrari) 2,500,000

Sergio Perez (Racing Point) 2,500,000

Romain Grosjean (Haas) 1,400,000

Pierre Gasly (Red Bull) 1,000,000

Lance Stroll (Racing Point) 900,000

Kevin Magnussen (Haas) 900,000

Robert Kubica (Williams) 430,000

Daniil Kvyat (Toro Rosso) 230,000

Lando Norris (McLaren) 200,000

Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo) 175,000

George Russell (Williams) 140,000

Alexander Albon (Toro Rosso) 130,000

/Telegrafi/

Exit mobile version