Site icon Telegrafi

Hamilton pa konkurrencë në shtëpi, arrin një rekord

Lewis Hamilton e ka fituar Çmimin e Madh të Britanisë, pas një dominimi absolut në garën e shtëpisë së tij, në pistën e Silverstone.

Kjo është hera e katërt që piloti i Mercedesit triumfon në vendin e tij, duke barazuar rekordin e vendosur më parë nga Nigel Mansell.

Pas tij u rendit shoku i tij i skuadrës Rosberg, i cili humbi përkohësisht pozicionin ndaj Verstappenit gjatë garës, por arriti ta rimerrte dhe ta mbante deri në fund, edhe pse pati probleme me kambion, duke mos i funksionuar marshi i shtatë, transmeton TCH.

Podiumin e plotëson Max Verstappen me Red Bull, në një ditë të mirë për për skuderinë austriake, pasi renditi në vendin e katërt pilotin tjetër të saj, Ricciardo.

Një zhgënjim total mund të quhet kjo garë për Ferrarin dhe dy pilotët e saj, pasi Raikkonen nuk mundi të bëjë më shumë sesa vendi i pestë, ndërsa Vetteli edhe më keq sesa ai, duke marrë vetëm vendin e nëntë.

Exit mobile version