Site icon Telegrafi

Hamilton: Nuk e di si duhet të ndihem

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton është shprehur shumë i gëzuar pasi e fitoi titullin e gjashtë botëror për pilotë në Formula 1 duke mbetur vetëm një trofe prapa legjendës Michael Schumacher.

Piloti i Mercedesit e zuri vendin e dytë në garën për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara (prapa Valtteri Bottas), por që i mjaftoi për t’u shpallur kampion.

Lexo po ashtu Hamilton fiton titullin e gjashtë botëror në Formula 1, një titull larg Schumacherit

“Është mbireale që rrugëtimi i jetës sime më ka sjellë në këtë pikë për ta fituar titullin e gjashtë. Nuk e di si duhet të ndihem tash”.

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

“Mbaj mend që e kam përcjellë këtë sport si fëmijë. Është interesante ta shikosh atë dhe dikë tjetër në TV dhe pastaj ti të bëhesh personi që e shikojnë në TV dhe të jesh duke bërë diçka si i madhi Ayrton (Senna) dhe i madhi Michael (Schumacher)”.

“Po fluturoj shumë lart tash. E kam familjen me vete… Jam shumë i gëzuar që e ndaj këtë sukses me ata – njerëzit që kanë qenë në thelbin e kësaj që jam dhe që kanë sakrifikuar gjithçka që kanë pasur që unë të kem jetën që kam dhe më është dhënë kjo mundësi”, ka deklaruar britaniku 34 vjeçar pas triumfit. /Telegrafi/

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

 

Exit mobile version