Dy javë më parë krijoi epërsinë prej 28 pikëshe ndaj Sebastian Vettelit, Lewis Hamilton e ka bërë edhe një hap pozitiv drejt titullit të kampionit në Formula 1.
Britaniku ka siguruar sot në mesditë “pole position” në pistën e Kuala Lampur, ku për herë të 70 në karrierë do të niset nesër i pari në garën e Çmimit të Madh të Malajzisë.
BREAKING: Lewis Hamilton takes pole at the #MalaysiaGP, with title rival Sebastian Vettel forced to withdraw in Q1 pic.twitter.com/Onhd6lBuBP
— Formula 1 (@F1) September 30, 2017
Piloti i Mercedes dha kohën 1’30”076 në përfundim të provave zyrtare, duke qenë më i shpejti në pistë për këtë vit.
Kimi Raikkonen i Ferrarit doli i dyti ndërsa si i treti, Max Verstappen i Red Bullit.
Probleme për bolidin e Sebastian Vettel, që do ta nisë garën i fundit, pasi që në sesionin e fundit nuk doli ta sprovojë vetveten.
Theksojmë se gara e Malajzisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 09:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/