Site icon Telegrafi

Hamilton niset i pari në Meksikë

Lewis Hamilton ka fituar ‘pole position’ në provat zyrtare në garën për Çmimin e Madh të Meksikës dhe pas tij, në vendin e dytë, do të jetë shoku i skuadrës, Nico Rosberg.

Në asnjë moment nuk e kanë vënë në diskutim kohën më të shpejtë pilotët e skuadrës Mercedes, edhe pse në sesionin e dytë u krijua iluzioni i një Red Bulli kërcënues.

Në të vërtetë skuadra austriake mbetet aty shumë pranë Mercedesit, me dy pilotët e saj në linjën e dytë të startit. Max Verstappen regjistroi kohën e tretë më të shpejtë, i ndjekur nga Ricciardo, kohë që ndahet nga pak të mijtat nga njëra-tjetra.

Lexo po ashtu Hamilton nuk dorëzohet, triumfon në garën për Çmimin e Madh të Amerikës

Holandezi në sesionin e dytë arriti të ishte më i shpejti përkohësisht, sepse atëherë kur pilotëve të Mercedesit u duhej të ishin më të shpejtë, ia dolën.

Ndërkohë, ka zhgënjyer edhe në këtë fundjavë provash Ferrari. Pasi e filloi fundjavën me një kohë të shpejtë në provat e lira të ditës së premte me Sebastian Vettel. Në përfundim të provave zyrtare pilotët e kokëkuqes u renditën në vendin e gjashtë dhe të shtatë, respektivisht Kimi Raikkonen dhe Vettel.

Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë në Çmimin e Madh të Meksikës e cila starton të dielën në orën 20:00.

Exit mobile version