Lewis Hamilton e ka fituar garën për ‘pole position’ në çmimin e madh të Spanjës që mbahet nesër (e diele).
Kampioni në fuqi i Formula 1 mposhti shokun e tij nga Mercedesi, Valtteri Bottas, për t’u renditur i pari në fillim të garës që mbahet të dielën e kësaj jave.
Bottas ishte duke udhëhequr në fund, mirëpo mrekullisht, Hamiltoni i doli përpara për t’i rrëmbyer pozitën e parë.
Në top treshe përfundoi Max Verstappen, që rivalizoi ashpër dyshen e Mercedesit, mirëpo ishte i pafuqishëm.
Pas tyre u renditen, Perez, Stroll, Albon, Sainz, Norrris, Leclerc dhe Gasly, ndërsa Vettel, Kvyat, Ricciardo, Raikkonen dhe Ocon mbetën mbrapa.
Mbrapa në garë ishin edhe Magnussen, Grosjean dhe Russell, që nuk do të kenë shanse për titull nesër. /Telegrafi/