Telegrafi

Hamilton mbretëron në garën e Monacos, fitoren ia dedikon legjendës Niki Lauda

Lewis Hamilton (Foto: Formula 1/Twitter)

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton ka fituar garën për Çmimin e madh të Monacos.

Pista e Monacos ka sjell shumë aksion dhe garë të fortë përgjatë 78 xhirove të zhvilluara.

Megjithatë, Hamilton ka arritur të përfundojë garën në pozitën e parë, aty ku edhe e nisi.

Piloti i Mercedesit në këtë garë la pas vetes rivalin nga Ferrari, Sebastian Vettel, i cili përfundoi i dyti dhe shokun e skuadrës, Valtteri Bottas.

Në pozitën e katërt në këtë garë përfundoi i riu Max Verstappen, ndërsa shoku i tij i Red Bullit, Gosly përfundoi i pestë.

Fitorja e Hamiltonit në çmimin e Monacos shkoi si dedikim për legjendën e Formulas, Niki Lauda, i cili vdiq para disa ditësh.

“Luftova me shpirtin e Nikit, e di që ai do të shikojë poshtë duke quar lartë kapelën e tij. U përpjeka ta bëj atë krenar”, ka thënë Hamilton pas fitores.

Gara e radhës është ajo e Kanadës e cila do të zhvillohet me datë 9 qershor.  /Telegrafi/