Telegrafi

Hamilton lë pas Vettelin në Çmimin e Madh të Spanjës

Lewis Hamilton ka fituar në shtegun të Çmimit të Madh të Spanjës.

Britaniku ka lënë pas rivalin kryesor për titull të kampionit pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel.

Ky i fundit vlen të theksojmë se deri në xhiron e 45 ka kryesuar garën, por që një gabim i kushtoi gjermanit me humbjen e një pozite, transmeton Telegrafi.

Momenti kur Hamilton e kalon Vettelin

Vend në podium zuri edhe Daniel Ricciardo i Red Bullit duke i lënë pas Perezin, Oconin dhe Hulenbergun.

Vlen të përmendet se Raikkonen, Bottas dhe Verstapen nuk arritën ta përfundonin garën e sotshme në Spanjë.

Në renditjen e përgjithshme, Vettel qëndron në krye, në kuotën e 104 pikëve, gjashtë më shumë se Hamilton, ndërsa në vendin e tretë është Bottas, me 63 pikë.

Kujtojmë se gara e radhës është pas dy javësh në Montekarlo. /Telegrafi/