Max Verstappen i Red Bull regjistroi triumfin e tetë nga 13 gara në këtë kampionat të Formula 1, duke konfirmuar dominimin e tij.
Piloti i Red Bull edhe pse u nis nga vendi i 10-të, doli sërish triumfues nga Çmimi i Madh i Hungarisë falë strategjisë së skuadrës, por edhe forcës motorike të makinës.
Suksesin e holandezit e komentoi edhe Lewis Hamilton që e mbylli garën në vendin e dytë, duke thënë se ai e ka makinë e kompletuar.
“Fakti që Verstappen e nisi garën në vendin e dhjetë dhe sërish ishte 10 sekonda para nesh në fund, tregon shumë për makinën që ka ndërtuar në këtë sezon Red Bull. Mendoj se edhe ne e kishim potencialin për të fituar në Hungari, por ndoshta duhej të punonim më mirë si skuadër”.
“Russell u nis nga Pole Position dhe njëri nga ne duhej të kishte mbështetur tjetrin me një strategji më të zgjuar. Megjithatë, për ne është një arritje e madhe që u ngjitëm të dy në podium dhe ishte hera e parë në këtë sezon ku luftuam dhe triumfuam ndaj Ferrarit”.
Max 🤝 Lewis#HungarianGP #F1 pic.twitter.com/48fqw9unwI
— Formula 1 (@F1) August 2, 2022
“Red Bull mbetet përpara. Gjithsesi, dy podiume në dy garat e fundit na mbushin me shpresë për pjesën e dytë të sezonit”, ka thënë Hamilton. /Telegrafi/