Lewis Hamilton ka marrë primatin në Formula 1 për herë të parë këtë sezon, pas fitores dominuese në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë.
Piloti i Mercedesit krijoi epërsi që në xhirot e para dhe e kontrolloi garën deri në fund, madje duke pasur komoditetin për t’i ndërruar gomat tri xhiro para fundit.
Max Verstappen (Red Bull) e përfundoi garën në vend të dytë, duke qenë se Valtteri Bottas (Mercedes) dështoi në përpjekjen për ta kaluar.
Në renditjen e përgjithshme, udhëheq Hamilton me 63 pikë, i ndjekur nga Bottas (58 pikë) dhe Verstappen (33 pikë).
Fundjava e ardhshme do të jetë pushim në Formula 1 dhe pastaj do të zhvillohet gara për Cmimin e Madh të Britanisë në Silverstone, ku kampioni është favorit. /Telegrafi/