Site icon Telegrafi

Hamilton fiton çmimin e madh të Rusisë, Ferrari pozicionohet në vendin e tretë

Lewis Hamilton, Valtteri Bottas dhe Charle Leclerc (Foto: Formula 1/Twitter)

Lewsi Hamilton e ka fituar çmimin e madh të Rusisë, pasi ka mposhtur shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas dhe Charles Leclercin e Ferrarrit.

Kampioni në fuqi i Formula 1 u rëndit në pozitën e parë në Grand Prixin rus, derisa në vendin e dytë ishte shoku i tij nga skuadra e Mercedesit.

Në fillim të garës ishte Ferrari që po i printe garës me Sebsatian Vettel dhe Leclerc, mirëpo Hamilton aktivizoi motorët e tij nga gjysma e garës dhe nuk lëshoi më vendin e parë.

Vettel dhe Leclerc kishin një plan fantastik për ta fituar këtë garë, derisa gjermani u tërhoq më pas për ta shokun e tij të skuadrës në vendin e parë.

Vendimi i gjermanit i kushtoi shumë Ferrarit, pasi Hamilton kishte një vozitje fantastik, për ta tërhequr më pas në vendin e dytë shokun e tij nga Mercedesi.

Mercedesi po vazhdon dominimin në këtë vit, të ndjekur nga pas prej Ferrarit, por që britaniku është ende i pa konkurrencë në Formula 1. /Telegrafi/

Exit mobile version