Telegrafi

Hamilton fiton Çmimin e Madh të Italisë, Vettel i katërti

Lewis Hamilton ka fituar garën e zhvilluar në Monza për Çmimin e Madh të Italisë.

Piloti britanik ka arritur të fitojë në fund një garë shumë interesante të zhvilluar në pasditen e të dielës në Monza të Italisë.

Hamilton përfundoi i pari pas 53 xhirove të zhvilluara duke iu ofruar edhe më shumë titullin kampion për këtë sezon.

Shoferi i Mercedeit la pas vete në këtë farë Kimmi Raikonenin e Ferrarit, i cili përfundoi i dyti dhe Valteri Bottas i Mercedesit që e mbylli i treti.

Gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel nuk arriti të shkoj më shumë se në pozitën e katërt, duke lejuar Hamiltonin të krijoj distancë në renditjen e përgjithshme.

Në renditjen e përgjithshme, britaniku ka 256 pikë, ndërsa gjermani në vend të dytë me 226 pikë.

Për konstruktor udhëheq Mercedesi me 375 pikë apo vetëm 15 pikë më shumë se Ferrari në vendin e dytë. /Telegrafi/