Telegrafi

Hamilton fiton çmimin e madh të Bahrejnit

Foto: Formula 1/Twitter

Lewis Hamilton ka arritur që triumfojë edhe në çmimin e madh të Bahrejnit që nuk filloi në mënyrë normale.

Romain Grosjean u aksidentua qysh në fillim të garës, derisa makina e tij mori flakë dhe për fat të mira ai shpëtoi, derisa gara duhej të rifillonte edhe një herë për të qenë sa më fer.

Hamilton arriti që të triumfojë në garën e zhvilluar në Sakhir, derisa pas vetës ka lënë Max Verstappenin dhe Alex Albon.

Lexo po ashtu Qëndron për 32 sekonda në flakë - Romain Grosjean shpëton mrekullisht pasi makina e tij u aksidentua gjatë garës në Formula 1

Pas tyre u renditen edhe Sainz, Gasly e Rcciardo, derisa Valtteri Bottas, Ocon dhe Leclerc, nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Hamilton tashmë është shpallur kampion bote për të shtatën herë, duke barazuar kështu legjendën e Formula 1, Michael Schumacher. /Telegrafi/