Telegrafi

Hamilton ‘eklipson’ Ferrarin në Monza

Lewis Hamilton është një përbindësh, veçanërisht kur flitet për pista të shpejta dhe më e shpejta është padyshim ajo Monzës, që korrenspondon me Çmimin e Madh të 14-të të Botërotit.

Britaniku, që i la vetëm një sesion shokut të skuadrës, të parin në provat e lira, në të gjitha sesionet e tjera ishte më i shpejti.

Nuk pati histori në provat kualifikuese në Itali dhe britaniku u shfaq gjithnjë më i shpejti në trajketoren shumë të shpejtë të Monzës. Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1.21.135. Ky është pole position i pestë për Hamilton në Monza, duke barazuar legjendën Senna, që ka vedosur po kaq pole position në këtë pistë.

Rosberg nuk shkoi më larg se koha e dytë dhe diferenca u bë në shpejtësitë maksimale, ku Hamilton qëndonte më shpejt se gjermani. Në xhiron e fundit Vettel arriti të vendoste një kohë më të mirë se shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen. 1.21.972 ishte e Vettel, pothuaj një të dhjetën më mirë finlandezi.

Ndryshe nga garat e mëparshme, Red Bull u pa më ngadalë se makinat Ferrari, por edhe nga Willimas i Bottas. Finlandezi vendosi kohën e pestë më të mirë. Ricciardo e Verstappen ndanë vendin e 6 dhe 7.

Çmimi i Madh i Italisë do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 dhe do të transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në ekranin e Top Channel.