Telegrafi

Hamilton e nis aty ku e la – triumfon në Bahrein në garën e parë të sezonit të ri

(Foto: Twitter/Formula 1)

Lewis Hamilton e nis aty ku e la. Piloti i Mercedesit e nisi me këmbën e mbarë edhe kampionatin botëror të vitit 2021 aty ku synon të arrijë një tjetër sukses për t’u shndërruar në pilotin më fitues të historisë së Formula 1 me tetë tituj kampion.

Britaniku triumfoi në garën e parë sezonale për këtë sezon pikërisht në Bahrein në pistën Sakhir pas një beteje me Max Verstappen në pesë xhirot e fundit, me pilotin e Red Bull që arriti ta parakalonte duke kaluar limitet e pistës dhe mori një penalizim nga komisarët, që i hapi rrugën suksesit të Hamilton, me holandezin që u kënaq me vendin e dytë.

Podiumi u kompletua nga Mercedesi tjetër i Valteri Bottas ndërkohë që vetëm vendi i gjashtë për Ferrarin e Charles Leclerc i cili u rendit pas shpatullave të Norris dhe Perez – transmeton SuperSport.

Vetëm i teti u rendit Carlos Sainz Jr me Ferrarin tjetër. E nisi me një vend të 15-të zhgënjyes, Sebastian Vettel aventurën te Aston Martin.