Site icon Telegrafi

Hamilton dominon garën për çmimin e madh të Austrisë – fillon mbrojtjen e titullit me sukses

Formula 1 (Foto: Joe Klamar/Pool via Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton e ka filluar mbrojtjen e titullin me sukses pasi e ka fituar garën për çmimin e madh të Austrisë.

Që nga fillimi e deri në fund, piloti britanik ishte më i miri duke e fituar garën nga ‘pole positon’ për 13.7 sekonda.

Vendi i dytë i takoi po ashtu Mercedesit që për pilot ishte i përhershmi Valtteri Bottas, e vendi i tretë dhe katërt u takoi pilotëve nga Red Bulli, Max Verstappen, respektivisht Albon.

Kjo ishte fitoja e 85-të në karrierë për Hamiltonin që është tani vetëm gjashtë fitore mbrapa rekordit të Michael Schumacherit që ka 91 sosh.

Gjashtë herë kampioni i Formula 1 duket se edhe në këtë edicion është në formë fantastike dhe mund të barazojë rekordin e legjendës gjermane me shtatë tituj të fituar. /Telegrafi/

Exit mobile version