Site icon Telegrafi

Hamilton dhe Vettel e nderuan Alonson me ‘korridorin e nderit’

Lamtumira e Fernando Alonsos (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel i kanë bashkuar forcat për ta nderuar Fernando Alonson në Abu Dhabi, me rastin e përfundimit të karrierës së spanjollit në Formula 1.

Britaniku dhe gjermani e mbyllën garën në pozitat një dhe dy, respektivisht, derisa spanjolli mbeti jashtë garës për pikë.

Sidoqoftë, pilotët e Mercedesit dhe Ferrarit bënë një ‘kordon nderi’ për pilotin e McLarenit në përfundim të garës.

Lexo po ashtu Lajmet nga Formula 1

Tre yjet e Formula 1 që i kanë fituar 11 tituj ndërmjet vete në 14 sezonet e fundit, më pas e kompletuan në mënyrë simultane atë që njihet si ‘petull’.

https://twitter.com/mikehjelm/status/1066761668183629824

Dhe më pas, Hamilton dhe Vettel kanë folur para gazetarëve për respektin e tyre ndaj Alonsos.

“Fernando është një legjendë e vërtetë. Ka qenë një privilegj i vërtetë që të bëja gara në të njëjtën epokë me të. Do t’i mungojë këtij sporti. Do të na mungojë neve”, ka thënë Hamilton, i cili në vitin 2007 e ka pasur shok skuadre spanjollin.

Formula 1, Abu Dhabi (Foto: Screenshot/Twitter)

“Na ka munguar dhe do të na mungojë”, ka thënë Vettel duke iu referuar mungesës së spanjollit në garën për titull në vitet e fundit, si edhe largimin e tij nga Formula 1.

Theksojmë se piloti gjerman e ka mposhtur dy herë Alonson në garën për titull në raundet e fundit sezonale. /Telegrafi/

Gara e fundit e këtij sezoni në Formula 1 (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version