Pilotii i Mercedesit, Lewis Hamilton ka thënë se skuderia e tij është detyruar që të bëjë ndryshime në pompën e ujit gjatë garës së fundit për çmimin e madh të SHBA-s.
Hamilton në qytetin e Austinit u nis nga pozita e parë, por që shumë shpejt mbeti pas Kimi Raikonenit, i cili ngadhënjeu në këtë Amerikë.
Britaniku përfundoi garën si i treti, ku para tij u rendit Max Verstappen i Red Bullit.
“Kur ju shihni se automjeti është ndarë miliona copa, do të thotë se nuk është ideal për garën. Nëse nuk e keni gati që në mëngjes, fiton rezultat si në garën amerikane”, ka thënë Hamilton, raporton Autosport.
Hamilton më tutje tha se Ferrari jo vetëm që e befasoi Mercedesin, por ishte shumë më i mirë.
Hamilton hyrë në garë me 67 pikë në epërsi kundrejt Sebastian Vettelit të Ferrarit dhe i duhen edhe tetë pikë më shumë britanikut për të marrë kurorën e pestë të kampionit në Formula 1.
Ndryshe, gara tjetër është më 28 tetor dhe zhvillohet në shtetin e Meksikës. /Telegrafi/