Telegrafi

Hamilton, Alonso apo Raikkonen kampion në Formula 1?

Britaniku do të duhet të jetë mjaft i kujdesshëm dhe ta ketë në kokë rastin e vitit 1986 në Adelaide, kur Nigel Mansell shkoi në garën e fundit me shtatë pikë kryesim. Por, një prishje e gomës ishte e mjaftueshme për ta përjashtuar atë, derisa Alain Prost erdhi nga pozita e tretë asaj kohe për të fituar trofeun.

Dhe kush mendon se kjo thyerje është e pamundshme në garën e Brazilit, vetëm kujtoni rastin e 12 muajve më parë kur, Michael Schumacher, pati shpresa të mbi kalojë favoritin Fernando Alonso mu në garën e fundit.

Këtë herë, Kimi Raikkonen, është i përjashtuar nga favoriti, por finlandezi ka më së shumti fitore këtë sezon pas suksesit të tij të fundit në Shangai dhe është tërësisht i aftë të ngjitet më së larti në podium edhe në Brazil. Megjithëse, fitorja e gjashtë do të ishte ideale për kërkimin e titullit nga ai, ngasësi i Ferrarit do të ketë nevojë për një fat të madh dhe disa pasiguri zor të realizueshme të McLarenit.

Për ata që kanë nerva të qëndrojnë pranë ekranit gjatë garës së 21 tetorit, ja një përshkrim i shpejtë i asaj se çfarë duhet secili të bëjë që të arrijë tek titulli i kampionatit botërorë të Formula 1.

Lewis Hamilton do të jetë kampion nëse:

• Përfundon i pari ose i dyti.
• Nëse përfundon i treti dhe Alonso i 2-ti ose më poshtë.
• Nëse përfundon i katërti me Alonson në vend të 2-të ose më poshtë.
• Nëse përfundon i 5-ti dhe Alonso i 2-ti ose në pozitë më të ulët (ata do të barazohen me pikë, por Hamilton do të fitojë për shkak të më shumë vendeve të 2-ta të fituara, pasi që vendet e para do të jenë baras).
• Ai përfundon i gjashti dhe Alonso i 3-ti, ose më poshtë, dhe Raikkonen i 2-ti ose më poshtë se kjo pozitë.
• Nëse ai përfundon i shtati me Alonson i 3-ti, ose më poshtë, dhe Raikkonen i 2-ti ose më poshtë (Alonso dhe Hamilton do të barazoheshin me pikë, por Hamilton do të fitonte në bazë të më shumë vendeve të dyta të fituara).
• Ai përfundon i 8-ti dhe Alonso i 4-ti ose më poshtë dhe Raikkonen i 3-ti ose më poshtë (Alonso dhe Hamilton do të barazoheshim me pikë, por Hamilton do të fitonte në bazë të më shumë vendeve të dyta të fituara).

Fernando Alonso do të bëhet kampion nëse:

• Ai fiton dhe Hamilton mbaron në vendin e 3-të ose më poshtë (Alonso do të fitojë në diferencë të fitoreve, 5-4).
• Nëse përfundon i dyti dhe Hamilton i 6-ti ose në pozitë më të ulët.
• Nëse përfundon i treti dhe Hamilton i 8-ti dhe Raikkonen i 2-ti ose që të dy në pozita më të ulëta se këto.
• Nëse ai përfundon i 4-ti dhe Hamilton nuk siguron pikë e Raikkonen përfundon i 3-ti ose më poshtë se kjo pozitë.
• Çdo arritje në finish, pas pozitës së katërt, nënkupton që Alonso nuk do të mund të arrijë pikët që tashmë i ka Hamilton.

Kimi Raikkonen do të bëhet kampion nëse:

• Ai fiton dhe Hamilton renditet i 6-ti, ose më poshtë, dhe Alonso i 3-ti ose më poshtë (nëse Hamilton renditet i 6-ti, Kimi fiton për shkak të numrit më të madh të fitoreve, 6-4).
• Nëse ai përfundon i dyti, dhe Hamilton i 8-ti ose më poshtë dhe Alonso i 4-ti ose më poshtë (në të dy rastet Kimi do të jetë fitues për shkak të fitoreve më të shumta 5-4).
• Çdo pozitë me ulët se e treta do të thotë që ai nuk do të mund të arrinte kuotën e pikëve që ka tash Hamilton.