Bayern Munich ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Hamburgu, e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit gjerman.
Gjiganti bavarez ka shënuar një fitore të vështirë, por të madhe ndaj Hamburgut në udhëtim, pasi janë ngjitur në vendin e dytë në tabelë, por me pikë të barabarta me liderin, Dortmundin.
Goli i vetëm në fitoren e skuadrës së Jupp Heynckes u shënua në minutën e 52- të takimit nga mesfushori francez, Corentin Tolisso.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Tolisso me notë 8.9, ndërsa nota më e ulët e takimit shkoi për Gideon Jung, i cili u notua me 5.4.
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj luajti për 90 minuta, por paraqitja e tij lë për të dëshiruar pasi ishte pjesë e fajit tek goli i Bayernit dhe u notua me 5.9. /Telegrafi/
Hamburg:
Bayern: