Sebastien Haller iu rikthye futbollit dhe tani po shënon gola, pasi 28-vjeçari i Borussia Dortmund shënoi het-trik kundër Baselit në një ndeshje miqësore.
Në Marbella u luajt ndeshja mes skuadrave të kategorisë së parë gjermane dhe zvicerane, me Borussia Dortmund që fitoi bindshëm 6-0.
Haller ka hyrë në lojë në minutën e 61-të dhe nga e 81-ta në të 88-ën ka shënuar tre gola, një nga penalltia, duke e quar rezultatin nga 3-0 në 6-0.
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) January 13, 2023
Dy ditë më parë, Haller luajti minutat e fundit të një ndeshjeje miqësore kundër skuadrës gjermane të kategorisë së dytë Fortuna Dusseldorf që Borussia e fitoi 5-1.
Tre golat e parë për Borussia Dortmund kundër Baselit u shënuan nga Marco Reus, Donyell Malen dhe Jude Bellingham nga penalltia.
What a day 🤩
Up next: back to the Bundesliga 🔜 pic.twitter.com/RvlUcSRSFL
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) January 13, 2023
Haller u diagnostikua me kancer në testikuj në korrik të vitit të kaluar, pas së cilës sulmuesi i Bregut të Fildishtë iu nënshtrua një operacioni dhe kimioterapisë.
Ai u kthye në stërvitje javën e kaluar, dhe tani po luan edhe në ndeshje.
Haller e filloi karrierën e tij në Auxerre, më pas luajti për Utrecht, Eintracht, West Ham dhe Ajax.
Bundesliga rifillon javën e ardhshme, me Borussia Dortmund aktualisht në vendin e gjashtë në tabelë, nëntë pikë prapa liderit Bayern./Telegrafi/