Site icon Telegrafi

Haller kryen me sukses operimin e tumorit, lajmi konfirmohet nga Dortmund

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl ka konfirmuar se sulmuesi Sebastien Haller ka pasur një operacion të suksesshëm për të hequr tumorin.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë u diagnostikua me kancer në testikuj në fillim të këtij muaji duke befasuar botën e futbollit.

Megjithatë, 28-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës gjermane nga Ajaxi në një marrëveshje prej 34.5 milionë euro këtë verë, e ka kaluar me sukses operimin.

Lexo po ashtu Transferi i ri i Dortmundit, Sebastien Haller diagnostikohet me tumor

Lajmi është konfirmuar nga vet Dortmundi, ndërsa lojtari tani do të fillojë rikuperimin e tij pas këtij operacioni.

“Operacioni shkoi shumë, shumë mirë dhe ai është në rrugën e duhur”, ka thënë fillimisht Kehl për 1&1.

“Ai ishte super i qëndrueshëm dhe tepër pozitiv dhe gjithashtu i tha ekipit: “Bëni punën tuaj, jepni gjithçka. Sigurohuni që kur të kthehem, ne jemi ende në garë”. Dhe djemtë do ta bëjnë këtë gjithashtu”.

Nuk është vendosur se kur sulmuesi do të jetë në gjendje të paraqitet për skuadrën e Bundesligës, por Kehl tregoi synimet.

“Ai patjetër do të jetë jashtë për disa muaj”, përfundoi drejtori i Dortmundit. /Telegrafi/

Exit mobile version