Site icon Telegrafi

Halle Berry stërvitet kështu: Ajo përdor vetëm një peshqir

Trajneri i saj u ka dhënë të gjithëve këshilla të dobishme për të ushtruar

Halle Berry duket e mrekullueshme, ndërsa ritmin e shpejtë të jetës arrin me stërvitje duke punuar për kondicion.

Së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë se si duket një nga stërvitjet e saj, transmeton Telegrafi.

Aktorja dhe trajneri i saj Peter Lee Thomas, kanë postuar një video në rrjetin social Instagram dhe detaje nga ushtrimet që secili prej nesh mund të bëjë në shtëpi, pa humbur kohë.

Pjesa më e mirë është se ky ushtrim i gjithë trupit kërkon vetëm një peshqir, kështu që nuk ka asnjë arsye për të shtyrë (dhe këtë herë) stërvitjen.

Madje, trajneri i Berryt ka dhënë udhëzime që duhet të ndjekim:

– Për të përfituar sa më shumë nga ky ushtrim, është thelbësore që të lëvizni me kontroll dhe të mos i jepni përparësi shpejtësisë. Ushtrimet e ngadalshme janë zakonisht më të vështira, ato të shpejta janë zakonisht më të lehta, por mund të çojnë në lëndime – këshillon trajneri i Halle Berry, Peter Thomas. /Telegrafi/

Exit mobile version