Skuadra e Bundesliga I, Mainz 05, tregoi lojë shumë më të mirë në miqësore, duke e mposhtur me rezultat 6-0 Colorado Springs-in.
Kjo ishte një miqësore e mirë për të dyja ekipet sidomos për ekipin gjerman.
Futbollisti i Përfaqësuese së Kosovës, Besar Halimi, edicionin e kaluar qe i huazuar te FSV Frankfurt, tregoi lojë të mirë në petkun e Mainzit.
Lexo po ashtu: Të gjitha të rejat për futbollistët shqiptarë nëpër botë
Ai luajti titullar dhe shënoi në minutën e 57-të për epërsinë 5-0.
“Me rezultatin jam i kënaqur”, ka thënë Martin Schmidt, trajner i Mainzit.