Besar Halimi ka shijuar trofeun e parë në Danimarkë me skuadrën e tij Brondby.
Në mesjavë reprezentuesi i Kosovës ka qenë titullar në finalen e Kupës së Danimarkës, ku Brondby ka fituar 3-1 ndaj Silkeborg.
Por skuadra nga kryeqyteti danez është në garë për ta fituar edhe titullin e kampionit.
Tri xhiro para fundit, Brondby është tri pikë larg Midtjylland, ku sonte do të përballen në ndeshje direkt mes vete.
“Ishte e këndshme për ne që ta fitojmë Kupën e Danimarkës. Kemi festuar pak por menjëherë kemi filluar përgatitjen për ndeshjen e radhës”, ka thënë Halimi.
Ai e cilëson ndeshjen ndaj Midtjyllandit si një tjetër finale.
“Për ne është një tjetër finale. Duam ta fitojmë këtë takim për t’i dhuruar tifozëve një tjetër gëzim”, u shpreh Halimi.
Në rast fitoreje të Brondbyt atëherë klubi verdh e kaltër do të shpallej kampione e shtetit pasi dy xhiro para fundit do të ishin plus gjashtë pikë para Midyjyllandit.
Në tri duelet e para këtë edicion mes dy skuadrave, Brondby ka marrë po aq fitore. /Telegrafi/