Besart Halimi ia ka bërë sefte trofeve në futbollin danez.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur nga minuta e parë finalen e Kupës së Danimarkës mes Brondbyt dhe Silkeborgut.
Brondby e pa vetën në disavantazh pas 33 minutave lojë kur shënoi skuadra e Silkeborgut për 0-1.
Por skuadra verdh e kaltër u rikthye me dy gola të shpejtë nga Rocker dhe Wilczeck për ta mbyllur pjesën e parë 2-1.
Golin e fundit për 3-1 për Brondbyn e realizoi Wilczeck në minutën e fundit të kësaj finale.
Halimi në këtë takim qëndroi në fushë për 61 minuta dhe kishte dy raste të mira shënimi.
Gjilanasi së bashku me skuadrën e tij pritet ta fitojnë edhe titullin e kampionit këtë fundjavë. /Telegrafi/