Telegrafi

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani dedikim kërcënues ish-presidentit amerikan Donald Trump

Llogaria në Twitter e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei ka publikuar një fotografi që duket të jetë një thirrje për një sulm ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo vjen si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak në Iran që ndodhi vitin e kaluar.

Postimi përmban një përshkrim të një njeriu që i ngjan Trumpit duke luajtur golf në hijen e një aeroplani lufte ose një droni të madh.

“Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në të.

Disa përdorues të Twitter-it kanë bërë thirrje që gjiganti i medieve sociale të pezullojë llogarinë e Ajatollah Khamenei.

Twitter mbylli llogarinë e ish-presidentit Trump në fillim të këtij muaji pasi publikoi postime që konsideroheshin gjerësisht se kishin inkurajuar dhunën që mbërtheu Kapitolin e SHBA-së.

Gjeneral Qasem Soleimani – nën udhëheqjen e të cilit Irani kishte forcuat grupet militante pro-iraniane, u vra vitin e kaluar nga një dron amerikan në Bagdad. /Telegrafi/