Maroku luan kundër Belgjikës, në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës, ku gjendjen e Achraf Hakimit dhe Noussair Mazraoui, nuk është më e mira.
Marokenët morën një barazim pas gola ndaj Kroacisë, duke fituar një pikë që i mban ende në lojë për kalimin tutje.
Por përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, në konferencën për media, ka thënë së është Kupa e Botës dhe nuk do t’i ruajë lojtarët.
“Ndeshja kundër Kroacisë la disa pasoja nga pikëpamja fizike. Mazraoui, megjithatë, mund të merret në konsideratë për ndeshjen me Belgjikën”.
“Hakimi dhe Saiss po ashtu kanë probleme, por duhet t’i injorojnë sepse jemi në Kupën e Botës dhe ne duhet të rrezikojmë, të japim gjithçka”, ka thënë Regragui.
Ndeshja Belgjika – Maroku zhvillohet të dielën nga ora 14:00. /Telegrafi/