Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi ka gjetur menjëherë golin e parë në Ligue 1 me skuadrën e tij të re Paris Saint-Germain.
Hakimi zhvilloi një super-sezon 2020/21 me Interin duke fituar titullin në Serie A.
Forma e tij e lartë bëri që PSG ta blejë atë këtë verë për një shifër të raportuar prej 71 milionë eurosh me gjithë bonuse.
Pas disa ndeshjeve kontrolluese para-sezonale, Hakimi tashmë ka zhvilluar edhe takimin e parë në Ligue 1 me PSG-në.
Ndeshja e parë e marokenit apo debutimi i tij me PSG-në në Ligue 1 erdhi pikërisht në ndeshjen e javës së parë të kampionatit francez.
⏱️ 18'
GOOOOOOAL! 1-1 @AchrafHakimi levels the scores with a fine volley! pic.twitter.com/O7feGW0grc
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 7, 2021
Dhe, Hakimi i njohur tashmë për nuhatjen e tij me golin, ka shënuar golin e parë me ekipin nga Parc des Princes.
Marokeni ka shënuar një gol të bukur në minutën e 19-të për të barazuar rezultat në 1-1 ndaj Troyes. /Telegrafi/
https://twitter.com/Gideomatic_/status/1424090063978303492