Telegrafi

Hakerët iranianë sulmojnë faqen e Zërit të Amerikës

Faqja kryesore e Zërit të Amerikës, vazhdon të shfaqë një pamje të kaltër, dhe një logo të Cyber Ushtrisë Iraniane, në të cilën shkruan: “Ne kemi dëshmuar se mundemi”.

Zëri i Amerikës mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe hakerët i kanë dërguar një porosi të drejtpërdrejt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

“Zonja Clinton, a dëshironi të dëgjoni zërin e kombeve të shtypura nga zemra e SHBA-ve. Bota islame nuk u beson dredhive të SHBA-ve. U bëjmë thirrje të ndaloni përzierjen tuaj në shtetet islame”.

Ata zëvendësuan pamjen mirëpritëse të faqes me një flamur të gjelbër dhe mbishkrimin: “Kjo faqe është hakuar nga Cyber Ushtria Iraniane”. /Telegrafi/