Site icon Telegrafi

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 300 milionë dollarë për zhvillimin e armëve bërthamore

Hakerët e ushtrisë së Koresë së Veriut, kanë vjedhur qindra miliona dollarë gjatë vitit të kaluar, për të financuar programin bërthamor të këtij vendi, duke shkelur kështu ligjet ndërkombëtare – kështu të paktën është bërë e ditur në një raport të besueshëm të Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN.

Dokumenti akuzon liderin e këtij i vendi Kim Jon-un për kryerjen e “operacioneve kundër institucioneve financiare”, për të paguar armët dhe ta mbajnë ekonominë e Koresë së Veriut larg zhytjes, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij dokumenti, një vend i paemëruar që është anëtar i Kombeve të Bashkuara, pretendon se hakerët vodhën asete vitale që kapin vlerën e 316.4 milionë dollarë, dhe kjo u krye nga periudha 2019-nëntor 2020.

Në këtë raport gjithashtu thuhet se Koreja e Veriut ka “prodhuar material fisil, duke mirëmbajtur qendrat bërthamore që avancojnë infrastrukturën e raketave balistike dhe është në kërkim të teknologjisë për këtë program”.

Koreja e Veriut prej vitesh dyshohet se zhvillon armë bërthamore dhe se ka prodhuar raketa të avancuara, pavarësisht kostos dhe faktit që një veprim i tillë i ka kushtuar vendit me izolim dhe krizë ekonomike. /Telegrafi/

Exit mobile version