Telegrafi

Hakerat Anonymous sulmojnë policinë Spanjolle

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, ndërsa policia e ka mohur një fakt të tillë, duke e argumentuar çakordimin e rrejtit me një avari në serverin qëndror. Por, ndërkohë, në një komunikatë të publikuar nga grupi Anonymous, merret përsipër autorësia e sulmit, ndërsa thuhet se çakordimi i sistemit erdhi si rezultat i mbingarkimit të tij me një sere komandash njëherësh.

Në fund të komunikatës hakerat njoftuan se komunikimi i policisë për ndalimin e tre pjesëtarëve të grupit Anonymous, ishte i pavërtetë, pasi, në fakt, shumë piratë kompiuterash pretendojnë se janë pjesë e këtij grupi. /Telegrafi/