Site icon Telegrafi

Hajvalia dhe Prishtina, udhëheqin në tregun e transferimeve

Këtë afat kalimtar më së miri e kanë shfrytëzuar skuadra e Hajvalisë e cila ka transferuar 18 lojtarë, dhe kampioni aktual Prishtina, e cila është përforcuar me 12 lojtarë, njofton Express.

Por, edhe klubet tjera nuk e kanë lënë lehtë. Vetëm klubet e Superligës i kanë bërë 92 kërkesa në Federatën e Futbollit për t’i regjistruar përforcimet e tyre.

Në vazhdim mund t’i shihni transferimet që kanë bërë klubet e Superligës:

Hajvalia

Qëndrim Sejdiu, Lulëzim Doshlaku (Feronikeli), Festim Krasniqi, (Ll. Kosova), Fillim Guraziu (Ferizaj), Shkëlqim Pacolli, Suad Sahiti, Krenar Troshupa(R. Sadiku), Ferid Ymeri (Trepça), Akil Makolli, Gazmend Zejnullahu, Lulzim Ymeri (Prishtina), Dardan Rugova (Vëllaznimi), Arjan Jasiqi (Deçani), Visar Haklaj (Drenica), Kujtim Fazliu, Albert Bilalli, Florim Pacolli (Kosova P.).

Prishtina

Armend Mehmeti (KF. Australia), Sead Mifatri (Trepça), Flamur Shala (Feronikeli), Armend Thaçi (Hajvalia), Bledar Hajdini (Hysi), Valentin Lezi (Ballkani), Agron Gashi (Flamurtari), Albert Stublla (Sh. F. Kurda), Qëndrim Jahaj (Istogu), Berat Hyseni (Drenica), Isuf Llumnica (Trepça ’89), Ardian Potera (Besiana).

Drenica

Dukagjin Gashi, Qemajl Elshani (Feronikeli), Ismet Cakaj (Hysi), Granit Arifaj, Përparim Demiraj (Istogu), Fetah Ibrahimi, Shkëlzen Lushtaku (2 Korriku), Rrustem Dobra, Shkodran Dobra (Trepça).

Trepça ’89

Suad Saliagiq (Prishtina), Shpëtim Babaj (Trepça), Petrit Osmani (Hajvalia), Rexhep Sogojeva (Feronikeli), Denis Krasniqi (2 Korriku), Elvis Osmani (Finlanda), Kastriot Rexha (Vllaznia nga Shkodra), Fetim Kasapi (Besa).

Drita

Florim Berisha (Ferizaj), Ridvan Emini (Vitia), Vllaznim Jashari (Gjilani), Fidan Hasani (Hysi), Egzon Canaj (Gjilan), Almedin Murati (Teuta e Durrësit), Shqipërim Kelmendi (Ulpiana).

Ferronikeli

Emir Rama (Drita), Enis Sahiti (Prishtina), Isa Eminhazeri (Teuta e Durrsit), Astrit Thaçi (R. Sadiku), Burim Qorri (2 Korriku), Diamand Kadrolli (Ulpiana), Agon Ramadani (KEK).

Fushë Kosova

Muhabi Bushi (Hajvalia), Gent Haliti, Gëzim Pllana, Donik Berisha (KEK), Martir Shala (Teuta e Durësit), Flamur Neziri (Prishtina), Eron Begaj (Sh. F. Kurda).

Trepça

Edmond Turku, Florent Sejdiu (Trepça ’89), Emin Baliqi, Visar Shkupolli (Drenica), Kujtim Kutllovci (Ll. Kosova), Blerim Kurtishi (Ballkani), Endrit Hajdini (Kosova P.).

Ferizaj

Taulant Dajaku, Samir Sahiti (Trepça ’89), Driton Vokshi (Hajvalia), Lorik Maxhuni (Drenica), Astrit Fazliu (Prishtina).

Llamkos Kosova

Besart Veseli, Fatlum Ramadani (Ulpiana), Leart Emini (Prishtina), Liridon Ahmeti (Trepça ’89).

Besa

Endrit Elezaj (Dukagjini), Enis Velija (Ulpiana), Agon Cacaj (Deçani), Ilir Nallbani (Vllaznia nga Shkodra).

Hysi

Enis Zabërxha (Trepça), Përparim Osmani (Drita), Ahmet Haliti (Hajvalia), Etrur Sadiku (Sh. F. Kurda).

Me tërë këto përforcime që kanë bërë skuadrat e Superligës, sigurisht se pritet një ngritje e nivelit të kësaj loje të magjishme. Edhe këtë edicion, të gjitha ndeshjet e Raiffeisen Superligës mund t’i ndiqni në SuperSport Kosova.

Edicionin që lamë pas, Prishtina dominoi në të dy frontet duke fituar titullin e Superligës si dhe atë të Digitalb Kupës së Kosovës. Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, a mund ta përsërisin këtë sukses edhe njëherë bardhekaltërit? Apo do të jetë një skuadër tjetër e cila do t’ia vjedh spektaklin kryeqytetasve? Shprehuni në hapësirën për komente… 

Exit mobile version