Një kamerë vëzhgimi ka regjistruar momentin kur dy grabitës i zënë pritën drejtuesit të “Golfit” dhe i vodhën mjetin para shtëpisë në Buenos Aires.
Viktima ka dalë jashtë për të hapur derën e garazhit dhe është përballur me autorët.
Dhe kur mendoi se kishte mbetur pa kafshë shtëpiake, papritur në kornizë shfaqet një pastrues i rrugëve të qytetit.
Videoja tregon një nga grabitësit duke tundur diçka që i ngjan një arme përpara se të hipte në ulësen e shoferit, raporton dailymail.
Por, kur arriti Walter Messa, hajdutët duhej të ruanin kokat e tyre.
“Më kërcënoi me armë. Ai më tha ‘do të të qëlloj’ dhe unë iu përgjigja ‘gjuaj. Më pas kam vepruar shpejt, kam bërë çfarë më ka shkuar ndërmend”, tha Messa, baba i dy fëmijëve.
Ai tregon se ka punuar si roje sigurie dhe pohon se të njëjtët grabitës i ka parë edhe më herët, kur i është vjedhur Renault Clio.
Ndryshe, njëri nga dy kriminelët nga videoja është arrestuar, ndërsa tjetri është në kërkim. /Telegrafi/