Telegrafi

Hajduku i Ismajlit dhe Tahirajt i shënoi gol qesharak Belupos së Alidemajt

Hajduk Spliti e ka mposhtur Slaven Belupon në mënyrë qesharake në kuadër të javës së 13-të në ligën e Kroacisë.

Skuadra e Ardian Ismajlit dhe Francesco Tahirajt fitoi 2-0 ndaj asaj të Festim Alidemajt që u inkuadrua në lojën në minutën e 78-të.

Goli i parë u shënuan nga Hajdku në minutën e 14-të me anë të Jairos, e që me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte shumë qesharake, pasi lojtarët e Slaven Belupos menduan se kishin shënuar gol, derisa këtë habi të tyre e shfrytëzoi Hajduku për të shënuar për 2-0 me anë të Josip Juranovic (74’).

Hajduk Spilit është aktualisht në vendin e parë me 27 pikë, derisa Belupos është në të fundit me dhjetë sosh. /Telegrafi/