Hajduk Split ka marr një fitore të rëndësishëm ndaj Vitoria Guimares me rezultat 3-1 në kuadër të Ligës së Konferencës.
Edhe pse ishin duke pësuar, kroatët u kthyen dhe fituan në fund me dy gola epërsi.
Miguel Manga shënoi në minutën e 61-të për 1-0, por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe barazimi.
Ishte pikërisht Emir Sahiti që u gjend më së miri në zonë dhe shënoi për 1-1 nga afër.
https://twitter.com/FootyEleven_/status/1555289981786152960
Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon, ndërsa ai ka qenë i lidhur me një largim nga klubi kroat, pasi kishte oferta nga Italia dhe Gjermania. /Telegrafi/