Banorët e Petionvillë të Haitit, një zonë më e pasur e qytetit, janë tronditur pas ditës së tyre më të dhunshme deri më tani në krizën spirale të sigurisë në vend.
Siç raporton BBC, dhjetëra trupa të bërë “shoshë” nga plumbat qëndrojnë të shtrirë në rrugë – që janë viktimat e tërbimit të fundit të bandave, transmeton Telegrafi.
Sikurse edhe vrasja e hershme në mëngjes, shtëpia e një gjyqtari u sulmua gjithashtu – që janë një mesazh i qartë për elitat e vendit që luftojnë për pushtet. E gjithë kjo po ndodhë në atë që supozohet të ishte pjesa e sigurt e qytetit.
Drejtoresha ekzekutive e Unicef-it, Catherine Russell, e ka quajtur situatën në Haiti “të tmerrshme”, dhe e krahasoi paligjshmërinë me filmin post-apokaliptik, “Mad Max”.
Sigurisht dhuna e fundit në Port-au-Prince është një kujtesë, nëse ka pasur nevojë, se Haiti mbetet më afër anarkisë sesa stabilitetit.
Në atë gjendje të keqe, OKB-ja ka vlerësuar gjithashtu, për shkak të mbylljes së kaq shumë spitaleve në kryeqytet, rreth 3,000 gra shtatzëna rrezikoheshin të lindnin pa kujdes materniteti.
Në Port-au-Prince, Farah Oxima dhe fëmija i saj 9-vjeç, janë nxjerrë me dhunë nga shtëpia e tyre si pasojë e grupeve kriminale që kanë filluar të kontrollojnë lagjen e tyre – duke u zhvendosur në pjesë tjetër të qytetit.
Ata janë vetëm disa prej 360 mijë të zhvendosurve nga këto konflikte të dhunshme që kanë shpërthyer së fundmi në këtë vend.
Derisa po mbushte kovën e plastikës me ujë nga gypat e shpërthyer në rrugë, 39-vjeç pranoi se po ka vështirësi të sigurojë ushqimi dhe ujë për fëmijët.
“Nuk e di çfarë të bëjë, po shikojë vendim tim duke u shkatërruar”, tha ajo.
“Vetëm Zoti mund ta ndryshojë këtë vend sepse ku jam ulur, nuk po shohë ndryshime tjera që janë duke ardhur”, shtoi Oxima. /Telegrafi/