Ylli kosovar, ka qenë titullar si gjithnjë me skuadrën e tij Ingolstadt në takim ndaj Bayer Leverkusenit.
Ingolstadt nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 duke ia vështirësuar punët edhe më shumë vetës sa i përket mbijetesës në Bundesliga.
Por ajo që është më e rëndësishme për tifozët kosovar, është forma e jashtëzakonshme e Florent Hadergjonaj.
Mbrojtësi i talentuar nga Deçani ka zhvilluar edhe një ndeshje përfekte, duke neutralizuar Admir Mehmedin i cili ishte dështimi i ndeshjes tek Leverkusen.
Hadergjonaj ka marrë notë të lartë nga mediat gjermane të cilat kanë shkruar se djaloshi nga Kosova ka të ardhme të ndritur.
Ai pas ndeshjes është vlerësuar me notën shtatë, që ishte ndër më të mëdhatë në këtë sfidë.
Këtë edicion në Bundesliga, 22-vjeçari ka zhvilluar 23 takime duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime. /Telegrafi/