Telegrafi

Hadërgjonaj vazhdon shkëlqimin te Kasimpasa, asistim në fitoren me rikthim ndaj Trabzonspor

Florent Hadergjonaj po vazhdon me paraqitje të mira te Kasimpasa, ku sot ishte ndër më të mirët në fitoren e skuadrës së tij si mysafir i Trabzonspor (4-3).

Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë në këtë takim, ku ka asistuar një herë.

Më mirë thënë harkimi i tij në zonë, u prek nga një lojtar kundërshtarë për të shkuar topi në rrjetë për 3-3.

 

Në fund skuadra ku luan edhe Loret Sadiku shënoi edhe një herë për të fituar takimin me rezultat 4-3.

Hadërgjonaj dhe Sadiku luajtën nga 90 minuta në këtë ndeshje.

Kasimpasa pas shtatë javësh zë vendin e katërt në Superligën e Turqisë me 11 pikë. /Telegrafi/