Site icon Telegrafi

Hadergjonaj shkëlqen në pozitën e re në fushë, mediat lokale të Huddersfieldit e shpallin lojtarin e ndeshjes ndaj Unitedit

Florent Hadergjonaj ka marrë një fanellë të titullarit tash e disa ndeshje te Huddersfieldi.

Mbrojtësi i djathtë nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe si titullar ishte edhe në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.

Skuadra e tij pësoi humbje 2-0, por paraqitja e Florentit ka rënë në sy për të mirë.

23-vjeçari në këtë takim luajti në një pozitë të re atë të mesfushorit qendror dhe nuk dëshpëroi.

E përditshmja angleze ‘The Huddersfield daily Examiner’, ka lavdëruar paraqitjen e deçanasit.

‘Huddersfield Examiner’ e ka shpallur Hadergjonajn si futbollistin më të mirë të ndeshjes nga ana e lojtarëve bardh e kaltër.

“Duke luajtur në një pozitë të re si mesfushor qendror ai ishte bast i fituar për Huddersfieldin”.

“Hadergjonaj ishte shumë i gjallë në mesfushë duke lëvizur topin me ritëm dhe saktësi. Lojtari më i mirë në fushë nga Huddersfield dhe nota tetë”, thuhet në përshkrimin e medias angleze.

Ish-anëtari i Young Boys Bern ka zhvilluar 11 ndeshje në Ligën Premier këtë edicion duke bërë edhe një asistim.

Florenti është i huazuar tek Huddersfield nga skuadra gjermane Ingolstadt, ndërsa ekipi anglez ka të drejtën e blerjes së lojtarit për pesë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version