Florent Hadergjonaj ka vazhduar me formën e mirë në elitën e futbollit gjerman.
Talenti i madh kosovar e ka nisur edhe një ndeshje nga minuta e parë me skuadrën e tij Ingolstadt.
Ishte minuta e 31-të e ndeshjes kur Hadergjonaj asistoi për mrekulli tek Anthony Jung i cili shënoi me kokë për 1-0.
Tani ka përfunduar pjesa e parë dhe Ingolstadt është në epërsi 1-0 ndaj Wolfsburgut. /Telegrafi/