Telegrafi

Hadergjonaj i lë mbrapa të gjithë, zgjidhet futbollisti i javës në Zvicër

Florent Hadergjonaj është duke jetuar ditët e tij më të lumtura.

Mbrojtësi fantastik kosovar, po shkëlqen çdo javë në elitën e futbollit gjerman me skuadrën e tij Ingolstadt.

Këtë vikend që lamë pas, Hadergjonaj ka shënuar fitore me Ingolstadin 0-2 në udhëtim tek Eintracht Frankfurt duke ia shkaktuar humbjen e parë pas një viti në shtëpi.

22-vjeçari kishte një paraqitje të jashtëzakonshme duke ndalur gjithë aksionet e vendasve por duke dhënë edhe asistime në fazën e sulmit.

Kjo ka bërë që djaloshi nga Deçani të zgjidhet si futbollisti më i mirë i javës nga prestigjiozja zvicerane ‘20min.ch’.

Hadergjonaj ka lënë mbrapa emra të mëdhenj të futbollistëve që janë lindur në Zvicër dhe luajnë jashtë shtetit helvetik.

Kujtojmë që mbrojtësi i djathtë pritet ta veshë fanellën e Kosovës në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/